Home / Lajme / Zaev do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë

Zaev do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot dhe nesër (7-8 nëntor) do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë, Zvicër në temë “Dialogu Strategjik në Ballkanin Perëndimor”.

Në mbledhjen në Gjenevë është paralajmëruar pjesëmarrje e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve nga rajoni më i gjërë, pjesëmarrësve të Komisionit Evropian, nga organizata të tjera dhe nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.

Për sonte (7 nëntor) është paraparë darkë pune, ndërsa për nesër (8 nëntor) do të ketë sesion pune të pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror.

Në mbledhjet pritet të bisedohet për klimën politike dhe ekonomike në Evropë, për sfidat dhe mundësitë në planin politik dhe ekonomik, për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe fokusin drejt një agjende pozitive për ardhmërinë e rajonit.

The post Zaev do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë appeared first on Republika Shqip.

Burimi: Zaev do të marrë pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com