Home / Lajme / Zaevi deklarohet për rastin “Zhvatja” dhe Katica Janevën

Zaevi deklarohet për rastin “Zhvatja” dhe Katica Janevën

 

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar rastin “Zhvatja” ka thënë se ata e respektojnë prezumimin e pafajësisë, por se të gjitha indicie dhe prova duhet deri në fund të procesuohen me qëllim që të dëshmohet pafajësia ose fajësia e cilit do qoftë që është i përzier në hetimet.

Në intervistën për MIA, përcjell SHENJA, Zaev ka thënë se me hapjen e këtij rasti, po demonstrohet luftë e qartë dhe e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni dhe kthehet besimi në shtetin e së drejtës dhe sundimin e drejtësisë.

“Ligji duhet të vlej njëjtë për të gjithë pa dallim për kë bëhet fjalë. Në rastin tani më ka dy të dyshuar, ndërsa siç kam dëgjuar në media është konfiskuar telefoni i prokurores speciale Katica Janeva që të vërtetohet nëse ka lidhje mes asaj dhe të dyshuarit të parë. Për shkak pozitës së lartë të saj kjo jep motiv për spekulime të ndryshime politike. Sipas meje, Prokuroria Publike duhet të tregoj nëse ajo është keqpërdorur në tërë këtë proces ose është e përfshirë vet”, ka thënë Zaev.

Ai ka bërë apel të gjithë biznesmenët që kanë qenë të shantazhuar të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike.

Burimi: Zaevi deklarohet për rastin “Zhvatja” dhe Katica Janevën
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com