Home / Lajme / ZYRTARE/ Barcelona kthen në klub Cucurellan

ZYRTARE/ Barcelona kthen në klub Cucurellan

Sezonin që shkojë Marc Curcurella, ishte i huazuar tek skuadra e Eibar, me të cilën bëri paraqitje mahnitëse. Për këtë arsye ata kishin vendosur për ta blerë futbollistin nga Barcelona për shumë e 2 milion eurove.

Por klubi ‘blaugran’ reagoi menjëherë dhe vendosi ta riblejë talentin për shumën e 4 milion eurove. Këtë gjë ja mundësonte kontrata që ishte firmosur me ekipin e Eibar.

Cucurella, kishte shkuar në Eibar për të fituar më shumë përvojë. I riu i Barcelonës e bëri pikërisht këtë gjë. Ai luajti në 33 ndeshje, 31 në ligë dhe 2 në kupë, dhe e shënoi nga një gol në secilën garë.

Goli i Cucurellas në ligë erdhi pikërisht në ndeshjen kundër Barcelonës në “Iperua”, ndërsa golin në kupë e shënoi në fazën e 1/16 të finales, kundër Sporting Gijonit.

20-vjeçari i ka zhvilluar 54 ndeshje për ekipin e rezervave të Barcelonës përgjatë dy sezoneve me katalanasit. Gjatë kohës sa ishte ende lojtar i ekipit U19, ai ishte pjesë e skuadrës që siguroi promovimin në ligën e dytë dhe pastaj në ligën e parë.

Cucurella e bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e parë të Barcelonës në Kupën e Mbretit kundër Real Murcias më 24 tetor të vitit 2017 dhe iu bashkua ekipit të parë për turneun parasezonal në SHBA në vitin 2018.

Burimi: ZYRTARE/ Barcelona kthen në klub Cucurellan
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com